Ilirjan Fatkoja

Veprimtaria politike

Në vitin 1990 në Zvicër, midis shqiptarëve nga Kosova, propogandon vlerat e reja të demokracisë që duket se së shpejti do përflakin horizontin e errët të politikës komunisto-sllaviste, që e ka mbërthyer prej pesë dekadash vendin.

Në Janar 1991 bashkëthemelon Partinë Demokratike në Elbasan.

Në shkurt 1991 deri në dhjetor 1993 shkon në Maqedoni e Kosovë dhe punon vullnetarisht për krijimin e një klime mirëkuptimi me vëllezërit shqiptar të përtej kufijve.

Në vitin 1994 drejton në Prefekturën e Elbasanit " Votimet për Referendumin e Kushtetutës"

Në vitin 1996 aderon në Partinë Republikane dhe zgjidhet në forumet e saj drejtuese, deri në Mars 2004 kur largohet nga kjo parti.

Në vitin 1998 si përfaqësues i PR thirret në ambasadën e USA për çeshtjen e Referendumit të Kushtetutës.

Në vitin 2003, si përfaqësues i PR udhëheq zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.

Dekoruar me medalje nga Lidhja Kombetare e Emigracionit