Ilirjan Fatkoja ka lindur në qytetin e Shkodrës në vitin 1953 dhe pasi mbaroi studimet e larta në Akademinë e Arteve Tiranë, në degët Aktrim e Regjisurë, diplomohet Aktor e më pas Regjisor. Krijitaria Artistike e Ilirjanit ndahet ne drejtime kryesore: Aktor e Regjisor.
Aktor, ka realizuar në Teatrin "Skampa" Elbasan pesëmbëdhjetë role. Në kinematografi shkëlqen me rolin e Samiut tek filmi "Besa e Kuqe"
Regjisor punon në Teatrin "Skampa" prej 15 vitesh dhe ka vënë në skenë 22 premiera me teatrin e varietesë, si dhe dramën "Gjashtë persona në pyetje" (R.Hossein. Në vitin 1984 xhiron me Televizionin shqiptar filmin "E vërteta e Andit" Ka xhiruar si regjisor një cikël dokumentarësh ku spikasin: "Isa Boletini"(1984) "Njeriu që bëri gurin të flasë" (Greqi 2007) "Jetë e gdhendur në ngjyrë"(2002)(kushtuar piktorit Sefedin Agolli) etj.
Pas vitit 2002 nis Krijimtaria letrare e Ilirjanit, e cila përfshin një cikël me tregime, novelën "Piramidat" dhe romanin "Në tokën e tjetrit"(2007)
Ka shkruar gjithashtu edhe skenare dokumentaresh të realizuara nga TV Shqiptar dhe Shijak Tv.
|